Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Dështon të mbahet konferenca e përbashkët e liderëve të Ballkanit Perëndimor

Gazeta10
22 January 2024 - 12:46

Ka dështuar të mbahet konferenca e përbashkët  liderëve të Ballkanit Perendimor të cilët janë tubuar në Shkup në kuadër të takimit “Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor”.

Gazetari i Kanal10, Kushtrim Sadiku ka njoftuar se ka dështuar të mbahet konferenca e përbashkët e liderëve të Ballkanit Perëndimor.

“Duket se ka dështuar konferenca e përbashkët…Pse ka ndodhur një gjë e tillë zyrtarisht ende nuk e dimë, por e dimë një gjë se, ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Xhejms OBrajan dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut  Dimitar Kovaçiq do të marrin pjesë në konferencën që do të zhvillohet pak momente më vonë”, ka thënë ai. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.