Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Detaje: Hoxhë, Labinot Maliqi i ftuar në “Gazeta” flet për traditën e therjes së kurbanit në Kurban Bajram

Gazeta10
27 May 2026 - 18:49

Festa e Kurban Bajramit përcillet tradicionalisht me therjen e kurbanit, një ritual fetar që simbolizon sakrificën, solidaritetin dhe ndihmën ndaj të tjerëve.

I ftuar në emisionin “Gazeta”, hoxha Labinot Maliqi foli më shumë për domethënien e kësaj tradite dhe mënyrën se si shpërndahet mishi i kurbanit.

“Sipas traditës, një pjesë e kurbanit ndahet për familjen dhe të afërmit, ndërsa një pjesë tjetër për të varfrit. Madje, i gjithë kurbani mund t’i jepet një familjeje në nevojë dhe edhe kjo ka shpërblimin e vet”, u shpreh ai.

Maliqi theksoi se therja e kurbanit është obligim për besimtarët që kanë mundësi të mira ekonomike, ndërsa ata që nuk i kanë kushtet financiare nuk obligohen.

“Therja e kurbanit është obligim për besimtarët që qëndrojnë mirë ekonomikisht. Ata që nuk i kanë kushtet për kurban, nuk obligohen nga Zoti”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.