Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Detaje nga koalicioni në Prishtinë: Këto drejtori komunale do i ndahen AAK-së

Gazeta10
15 July 2024 - 17:17

Dy partitë, LDK dhe AAK kanë arritur marrëveshje koalicioni brenda Prishtinës, raporton Gazeta10.

Donat Lushaku, zëdhënës i kësaj komune në emisionin ‘Raport’ në Kanal10 dha më shumë detaje lidhur me këtë marrvëshje.

“Ky kualicion i arritur sot i ka paraprirë një periudhe të negocimit për bashkëpunim, numrat nuk janë të mjaftueshëm por është afër 26-it që mundëoshet që proceset si pl;ani zhvillimor komunal, buxheti e me rradhë të kalojnë më lehtë e më shpejtë”, deklaroi Lushaku.

Tutje sipas tij, tri drejtori komunale do i ndahen AAK-së.

“Sa për informacion, janë tri drejtori, dy veçse janë konfirmuar, Drejtoria e Sportit dhe ajo e Administratës të cilat tash do udhëhiqen nga ish asambleistët e AAK-së, dhe drejtoria e Mobilitetit për të cilën ende nuk ka një emër final”, tha mes tjerash ai. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.