
Në komunikatën e lëshuar nga Policia thuhet se të dyshuarit e përfshirë në grabitjen e armatosur në Suharekë, kanë të kaluar kriminale.
Ata dyshohet se janë të përfshirë në vepra penale si: vrasje, grabitje, vjedhje e rëndë, sulm, kanosje, lëndim trupor, detyrim.
“Vlen të potencohet se personat e dyshuar kanë të kaluar kriminale me dyshimet e bazuara për përfshirje në vepra penale si: vrasje, grabitje, vjedhje e rëndë, sulm, kanosje, lëndim trupor, detyrim, armëmbajtje pa leje etj. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente”.