
Eksperti i energjisë, Dardan Bujupi ka dekluar se ngritja e çmimit të energjisë elektirke nuk ka të bëj me veprime arbitrare të palëve të përfshira në këtë çështje.
Ai i ftuar në emisionin “Gazeta” të Kanal10 tha se personalisht pritjen e ngritjes së çmimit po e sheh me shqetësim të madh.
“Është shqetësim me vend sa herë që rritet kostoja e gjithçkaje që është integrale për jetën e qytetarëve në vendin tonë. 1/5 e rrogës simë shkon në faturë të energjisë. dhe kur të rritet, as mua nuk më vie mirë“, deklaroi ai, raporton Gazeta10.
“Nuk ka të bëj me ndonjë veprim arbitrar prej cilës do palë, mendoj se i kontribuon edhe qëndrueshmërisë së debatit në kuptim të synimit të gjetjes së një zgjidhje që është pak më afatgjate e sidomos për sektorin e energjisë“, shtoi tutje ai.