
Deputeti kanadez, Kyle Seeback, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e 16 vjetorit të pavarësisë.
Këtë urim, ai e bëri në gjuhën shqipe ka folur në Parlamentin e Kanadasë.
Deputeti ka treguar si e fejuara e tij ishte refugjate nga Kosova në Kanada gjatë luftës.
“Më 17 shkurt, Republika e Kosovës feston 16 vjetorin e pavarësisë. Kanadaja e njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008 dhe mirëpriti mbi 7000 refugjatë kosovarë, përfshirë të fejuarën time dhe gjithë familjen e saj”, ka shkruar ai.
Fjalimin e ka shpërndarë edhe në faqen e tij në Twitter.
On February 17, the Republic of Kosovo celebrates its 16th year of independence. Canada recognized Kosovo's independence in 2008, and welcomed over 7,000 Kosovar refugees, including my fiancée and her entire family.
— kyleseeback (@kyleseeback) February 16, 2024
To all Kosovar Canadians, I say urime Dita e Pavarësisë. pic.twitter.com/LOLNWkacbJ