Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Dhomat e errëta” – Për çfarë linçimesh po flet Jasharaj pas deklaratës së Kurtit?

Gazeta10
14 September 2022 - 21:21

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj në një lidhje direkte në Politiko, ka thënë se po tentohet të thyhet greva nga Qeveria, raporton Gazeta10. 

“Po është e vërtetë, dhe po them kjo që po ndodhë tani nuk ka ndodhë asnjëherë pas luftës, sepse SBAShK-u dhe BSPK-ja nuk është hera e parë që po bëjnë grevë. Kur kemi bërë grevë, dyert e qeverisë kanë qenë të hapura…por tani kjo është qeveria më e barrikaduar”, ka thënë ai. 

Jasharaj më tej, ka përgëzuar punëtorët e arsimit që po qëndrojnë stoik karshi fyerjeve dhe linçimeve që po ju bëhen. 

“Në takimin që e kishim të vetmin pas 9 muajve, unë i thash të bisedojmë si vëllai me vëllain, në kuptimin që shqiptarët e kanë që t’i hapim zemrat e të gjejmë rrugëdalje. Duke mos pasë argumente ma nxjerr këtë deklaratë, unë nuk kam si të mendoj ndryshe dhe të gjitha linçimet që po më vijnë pas deklaratës së Kurtit, janë të orkestruara nga dhomat e errëta”, ka thënë Jasharaj./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.