
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se është i trondiur dhe i shkokuar nga videoja ku është ushtruar dhunë ndaj të moshuarës në Shtëpinë e Pleqve në Pejë, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se ngjarjet e tilla po nxjerrin në pah anët e errëta të shoqërisë.
Tutje, ai ka thënë se dhuna është problemi ynë si shoqëri dhe kundër saj duket të ketë përgjigje kolektive.
Këtu keni postimin e plotë:
“I shokuar e tronditur nga dhuna e ushtruar ndaj një zonje të moshuar. Edhe më shumë nga indiferenca e vëzhgueseve të kësaj dhune.
Pafuqia e asaj zonje, thirrjet e saj që s’kish kush t’i dëgjonte aty, duhet të shërbejnë si zë zgjimi për çdo insitucion shtetëror sot.
Ngjarjet si këto nxjerrin anën më të errët të shoqërisë sonë. Ato përveç se të këpusin emocionalisht, të dërmojnë me realitetin e hidhur tek i cili jo rrallëherë po përfundojmë. Kapërcimi nga një shoqëri që respektonte më të vjetrin, në një që ushtron dhunë ndaj tyre në tallje e përqeshje – është përfundim i trishtë. Dhuna është problemi ynë shoqëror; dhe kundër saj duhet dhe do të ngritemi të gjithë”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10