Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Dhurata Dora së shpejti me projektin e ri “Pa mu”

Gazeta10
17 July 2023 - 10:38

Këngëtarja e njohur Dhurata Dora është padyshim ndër emrat më të suksesshëm të estradës shqiptare.

Edhe këtë sezon verore, Dhurata mbetet tejet e angazhuar me projekte të reja, koncerte e mbrëmjes të shumta muzikore.

Teksa po shijon suksesin e bashkëpunimit të fundit me reperi Noizy “Kallma”, ajo ka paralajmëruar një tjetër këngë të re.

Në disa video që ka postuar në llogarinë e saj në platformën TikTok, Dhurata u ka dhënë fansave një pjesë të shkurtër nga kënga e re.

Artistja la të kuptohet se projekti mban titullin “Pa mu” dhe se pritet të publikohet shumë shpejt.

Shumë fansave kanë reaguar në mënyra të ndryshme në komente, të cilët padyshim presin me padurim një këngë të re nga këngëtarja. 

@dhuratadora

A DON ME M‘THIRR KUR MERZITESH PA MU 🥹🥰

♬ PA MU – Dhurata Dora

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.