Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Diagnostikohet personi i parë në Kosovë nga ethet e minjve

Gazeta10
23 August 2023 - 13:24

Është diagnostikuar personi i parë në Kosovë nga ethet e minjëve, këtë e ka bërë të ditur  Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) .

Sipas  njoftimit të Institutit, burim kryesor i këtij infeksioni janë minjtë dhe kjo sëmundje përhapet në bazë të ushqimit me aerosole dhe me kontakt.

“Burimi i infeksionit janë minjtë. Sëmundja përhapet me ushqim, me aerosole dhe me kontakt. Rastet me ethe hemorragjike me sindromën renale sporadike janë të palidhura mes veti dhe nuk ka ndonjë shpërthim epidemik mes tyre, por pakujdesi gjatë ruajtjes së ushqimit dhe konsumimi i manave të palara mund të shkaktojë sëmundje vdekjepruese. Në organizmin e njeriut shkaktari hy përmes tri portave hyrëse: trakti respirator, trakti tretës dhe përmes lëkurës”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.