Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Dialogu me serbët, mesazhet e forta të Thaçit e Rugovës më 1999

Gazeta10
12 July 2023 - 19:39


Kryeministri Kurti vazhdimisht kërkon dialog me serbët e Kosovës por pak është parë në terren. Ishte ambasadori amerikan që të martën vizitoi shtëpinë e djegur të një serbi në Istog që planifikonte të kthehej për të jetuar. Por cfarë bënin liderët e Kosovës në vitin 1999, Rugova e Thaci, kur situata pas luftës ishte edhe më e tensionuar. Ta ndjekim një kronikë të Kanal 10.

Kjo paraqitje e ambasadorit amerikan në Kosovë në një shtëpi të djegur befasoi shumë.

Ajo ishte e një serbi nga komuna e Istogut që planifikonte të kthehej të jetonte.

Këtë akt ambasadori Hovernuer e cilësoi si kriminal, duke shtuar se është një përpjekje për t’i penguar të drejtën e serbëve për rikthim në Kosovë. Ai kërkoi nga institucionet që të kujdesen për të drejtën e serbëve për kthim në Kosovë.

Një mesazh i tillë pritej edhe nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Është i njëjtë që vazhdimisht promovon qasjen se kërkon dialog me serbët e Kosovës.

Por duket ti ketë ikur kjo ngjarje për të cilën u përkujdes ambasadori amerikan.

Por si silleshin liderët kosovarë 24 vite më parë, menjëherë pas përfundimit të luftës.

Kanal 10 ka hulumtuar në arkiva për të sjellë dy vizita e mesazha të fuqishme nga Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaci.

Thaci, në atë kohë kryetar i PDK-së ishte mjaft aktiv.

Sikurse duket në këtë takim të Këshillit të Përkohshëm Administrativ ku ai në prani edhe të prijësve fetarë serbë jep garanca të forta për serbët.

Deklarata si këto e Rugovës, Thaci dhe liderëve tjerë kishte në vazhdimësi duke u përpjekur për të rindërtuar një jetë të re në Kosovën  e pasluftës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.