Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Diaspora thyen rekord, dërgoi mbi 1.3 miliard euro në Kosovë

Gazeta10
01 March 2024 - 12:24

Diaspora kosovare është treguar një nga kontribuuesit më të mëdhenj në ekonomikë e vendit.

Gjatë vitit që shkoi, remitancat në Kosovë kanë shënuar vlerën prej 1 miliard e 343 milionë euro, raporton Gazeta10.

“Remitancat janë kategoria kryesore në kuadër të ardhurave dytësore, vlera e të cilave deri në dhjetor 2023 shënoi 1,343.4 milionë euro, që paraqet rritje prej 120.5 milionë euro ose 10% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022”, thuhet në raportin e BQK-së të titulluar “Statistikat e Bilancit të Pagesave të Kosovës për dhjetor 2023”.

Ndërkaq, investimet në letra me vlerë jashtë, pa përfshirë letrat me vlerë në kuadër të aseteve rezervë, deri në dhjetor 2023 janë rritur për 439.6 milionë euro.

“Investimet tjera (investimet në depozita, kredi dhe në kredi tregtare) deri në fund të dhjetorit 2023 ishin 372.0 milionë euro (454.3 milionë euro ishte deri në dhjetor 2022), ndërsa investimet tjera jashtë Kosovës deri në fund të dhjetorit 2023 ishin 172.4 milion euro (146.4 milion euro ishte deri në dhjetor 2022). Si rezultat i ndryshimit në këtë pozicion, bilanci i investimeve të tjera deri në fund të dhjetorit 2023 shënoi një vlerë negative prej 426.8 milionë euro”, thuhet në raportin e BQK-së. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.