Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Dielli nuk mbulohet me shoshë”, Bajrami reagon pasi presidentja zhvendosi fotografinë e Ibrahim Rugovës

Gazeta10
09 November 2026 - 19:26

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi presidentja e Kosovës Justina Shiroka-Pula, zhvendosi fotografinë e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

Bajrami tha se dielli nuk mbulohet me shoshë, duke shtuar se Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova, dhe Deklarata e Pavarësisë e kanë vendin e tyre të përhershëm në historinë e shtetit të Kosovës.

“Populli thotë: DIELLI NUK MBULOHET ME SHOSHË!” Historia nuk ndryshohet me ndërrimin e fotografive në muret e institucioneve! Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova, dhe Deklarata e Pavarësisë e kanë vendin e tyre të përhershëm në historinë e shtetit të Kosovës dhe në zemër të çdo institucioni shtetëror. Vlera dhe pesha e tyre historike nuk varen nga muri ku vendosen, e as nga vullneti i atyre që përkohësisht i drejtojnë institucionet”, ka shkruar Bajrami.

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.