
Ish-deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri ka reaguar për heqjen e fotografisë së ish-presidentit, Ibrahim Rugova, duke deklaruar se ky veprim i Presidencës është i turpshëm dhe ky është skandal.
Ajo komentet i bëri në emisionin GAZETA në Kanal 10.
“Me vjen keq por skandali ka ndodhur dhe nuk e di se si një presidente e heq fotografinë e ish-presidentit dhe Deklaratën e Pavarësisë nga vendi i nderit”, tha ajo mes tjerash duke shtuar se ato do të kthehen por e keqja është se skandali ka ndodh dhe kjo do të dëmtojë edhe imazhin e Presidencës por edhe të vetë shtetit të Kosovës.
Madje ajo ka deklaruar se qysh guxon një presidente me i largu vlerat dhe atributet kombëtare e shtetërore dhe me i zëvendësu me një fotografi, duke kërkuar edhe dorëheqjen e presidentes.
Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10