Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Digjen dy vetura, njëra në Prishtinë e tjetra në Fushë Kosovë

Gazeta10
21 October 2024 - 8:55

Dy veturave dyshohet se u është vënë zjarri në 24 orët e fundit në Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të Policës, njëri rast ka ndodhur në Prishtinë, në orët e para të së dielës.

“Është raportuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin veturës së ankueses femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka shuar zjarrin. Lidhur me rastin njësitë policore kanë ndërmarrë veprimet për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë që rasti tjetër ka ndodhur në Fushë-Kosovë, po ashtu në orët e para të së dielës.

“Është raportuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin veturës së ankuesit mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.