Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Digjen tri vetura në Pejë, Policia tregon detaje

Gazeta10
03 January 2023 - 17:07

Sot rreth orës 03:54 në rrugën “Qerim Muriqi” në Pejë janë djegur tri vetura ndërsa janë dëmtur edhe dy të tjera.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënënsi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.

Ai tha se rasti është duke u hetuar si “Zjarrvënie”.

“Policia është informuar rreth orës 03:54 se në rrugën “Qerim Muriqi” janë djegur disa vetura. Si pasojë e zjarrit janë djegur tre vetura derisa nga zjarri janë dëmtuar gjithsejt pesë vetura. Janë intervistuar pronarët e veturave. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente dhe po cilësohet si “zjarrvënie”. Jemi në pritje të raportit të ekspertit të zjarreve, për të parë shkaktarin e rastit”, tha Gashi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.