
Në mbrëmje në orët e vona është raportuar një zjarrëvënie në komunën e Zveçanit, raporton Gazeta10.
Sipas raportimeve në zjarr është përfshirë një eskavator, zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, nuk raportohet për të lënduar.
“Zveçan 24.04.2023 – 03:40. Raportohet se në rrethana të panjohura në zjarr është përfshirë një ekskavator. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin./Gazeta10