Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Digjet një veturë në Prishtinë, policia jep detaje

Gazeta10
28 February 2024 - 19:12

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në orët e pasdites është djegur një veturë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

 “Sot rreth orës 15:00, është raportuar se  në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë , një automjet është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit”, ka thënë për gazeta10 Ahmeti.

Sipas saj, përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.

“Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka thënë Ahmeti. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.