
Gazetarja Diona Krasniqi ka qëndruar në terren në Rahovec, ku ka biseduar me banorë lidhur me gjendjen e rrugëve dhe problemet infrastrukturore në zonë.
Në reportazhin e transmetuar në emisionin Adresa e Ankesave në Kanal 10, qytetarët u ankuan për rrugë të dëmtuara dhe mungesë të investimeve nga institucionet përgjegjëse.
Gjatë intervistës, gazetarja e pyeti një qytetar se çfarë do t’i thoshte Drejtorit të Shërbimeve Publike lidhur me gjendjen e rrugës. Qytetari, me një përgjigje në formë shakaje, tha:
“I kisha thanë: dil në terren edhe kryje punën.”
Deklarata e tij ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale, ndërsa banorët vazhdojnë të kërkojnë rregullimin e infrastrukturës dhe më shumë përkushtim nga institucionet komunale.