Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sot në Shkup protestojnë studentët shqiptarë: Kërkojnë gjuhë dhe drejtësi

Gazeta10
18 May 2026 - 8:19

Studentë shqiptarë nga të gjitha trevat do të mblidhen sot në Shkup për të protestuar lidhur me mosrealizimin e provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Protesta pritet të nisë nga ora 16:30 në kryeqendrën e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë organizim do të marrin pjesë studentë nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria dhe vise të tjera shqiptare, të cilët kërkojnë që provimi të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

Protesta do të zhvillohet nën moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një”, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe qytetare.

“Së bashku para Urës së Gurit për gjuhën tonë”, thuhet në njoftimin e studentëve, ku vihet në pah rëndësia e mbrojtjes së përdorimit të gjuhës shqipe në proceset profesionale dhe institucionale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.