Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zyrtarët shëndetësorë: Pesë persona të vrarë në Gaza

Gazeta10
17 May 2026 - 22:24

Pesë persona janë vrarë në Rripin e Gazës gjatë sulmeve izraelite, raportoi agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar zyrtarë të shëndetësisë atje.

Mjekët thanë se një palestinez u vra në një sulm izraelit pranë një pike policore dhe një tjetër në një kamping me tenda në Khan Younis, raporton Sky News.

Ndërkaq, ushtria izraelite tha se vrau një militant i cili përbënte një kërcënim në zonë.

Një sulm i veçantë vrau të paktën tre persona në një kuzhinë pranë Spitalit Al-Aksa në Gazën qendrore, sipas mjekëve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.