
Deputeti nga Ferizaj, Dimal Basha, që dikur vetë ishte gazetar, ka zgjedhur që mëngjesin ta nisë me një “grusht” kundër gazetarëve dhe Asociacionit të tyre.
Një një postim të gjatë të cilin e fillon me “mirëmëngjesi”, Basha, ka treguar se si duhet të përbëhet Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, pasi sipas tij, jo të gjithë gazetarët mund të jenë pjesë e tij.
“Pra AGK ka probleme serioze sepse duhet m’i mbrojtë të gjithë gazetarët dhe mediumet njëjtë. 𝐒𝐢 𝐁𝐮𝐳𝐡𝐚𝐥𝐚 𝐦𝐞 𝐁𝐚𝐭𝐨𝐧𝐢𝐧 𝐪ë 𝐬𝐡𝐩𝐢𝐟𝐢𝐧 𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐝𝐡𝐨𝐣𝐧ë 𝐛ë𝐫𝐥𝐥𝐨𝐤, 𝐬𝐢 𝐊𝐫𝐞𝐬𝐡𝐧𝐢𝐤 𝐆𝐚𝐬𝐡𝐢 𝐦𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐤𝐚 𝐒𝐮𝐫𝐫𝐨𝐢𝐧 𝐪ë 𝐠𝐣𝐮𝐫𝐦𝐨𝐣𝐧ë 𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐝𝐡𝐨𝐣𝐧ë 𝐤𝐫𝐢𝐭𝐢𝐤ë 𝐤𝐨𝐧𝐬𝐭𝐫𝐮𝐤𝐭𝐢𝐯𝐞, të dy palët janë të barabartë në sytë e AGK-së”, shkruan Basha.