Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Dinari në Kushtetuese, Banka Qendrore e Kosovës deklarohet për Kanal10

Gazeta10
21 February 2024 - 19:26

Pas dërgimit të rregullores së re në Kushtetuese ka reaguar Banka Qendrore e Kosovës.

Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili në një përgjigje për Kanal10 ka thënë se cdo vendim që është marrë është brenda kompetencave ligjore.

“Nuk kemi ndonjë koment specifik, kompetencave ligjore dhe autoriteti ligjor i BQK-së janë të përcaktuar qartë dhe askush nuk ka dilemë për to”, tha ai.

Edhe nga Gjykata Kushtetuese kanë thënë shkurtë se kanë pranuar kërkesën e avokatës Vasije Arsiq por që e njëjta është në fazën fillestare të procedimit.

“Në Gjykatën Kushtetuese më 20 shkurt 2024 është pranuar kërkesa e parashtruar nga avokati Vasilije Arsiq, i cili konteston kushtetueshmërinë e nenit 35 të rregullores së BQK-së për operacione me para të gatshme. Kjo kërkesë është në fazën fillestare të procedimit.

E ndërsa avokati Ardian Bajraktari thotë se kërkesa e avokatit mund edhe të refuzohet./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.