
Sot në mesditë i’u dha lamtumira e fundit Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit, Hashim Thaçi.
Figura publike e qytetarë të shumtë u panë në varrimin e tij, teksa për emisionin “Gazeta me Afërdita Lukajn”, foli edhe ish-këshilltari i Thaçit, Artan Behrami.
Ai në linjë direkte nga Byroja tha se dhimbja për të birin tash e sa vite ia morri jetën.
“Duket se dhembja e padrejtësisë sistematike tash e katër vite e rëndoi aq shumë sa që edhe ia morri jetën”, tha Behrami, raporton Gazeta10.
Tutje ai shtoi se i ndjeri u përcoll me cermoni siç e meritonte teksa u shpreh optimist se ish-presidenti, nga Haga e ka ndjekur atë.
“Sot ishte një ditë pikëllimi për familjen e presidentit Thaçi, fshatin, Drenicën dhe për mbarë Kosovën.U prit në mes të shumë miqëve që erdhën enkas për cermoninë e varrimit dhe përkujtimit. Sot në Burojë ishte e gjithë Kosova, Shqipëria dhe gjithë shqiptarët. Ishte cermoni madhështore ashtu si e meritoi baca Haxhi”, tha Behrami. /Gazeta10