Lajme

Direkt nga ShBA – Bislimi: Nuk ka nevojë të frikësohemi nga administrata Trump

Gazeta10
20 Janar 2025 - 17:34

Teksa ka mbetur vetëm edhe pak kohë që Donald Trump të marrë postin e të parit të ShBA-së, ish-deputeti i LDK-së, Faton Bislimi në lidhje direkte  nga Washingtoni dha më shumë informacione rreth inaugurmit.

Bislimi për emisionin e Kanal10, “Raport” bëri të ditur  se përkundër të ftohtëtit që aktualisht po mbizotëron atje, shumë persona janë parë të jenë prezent.

Ai mes tjerash, shtoi se përkundër marrëdhënies politike, në Kosovë nuk duhet frikësuar nga administrata Trump.

Do të thoja se është edhe përgjegjësi për të vazhduar misionin tonë të palëkundur për ndërtimin e marrëdhënieve, forcimit të miqësisë me ShBA-të. PËr mua hera e parë kur kam shkel në Capital Hills ishte para 23viteve e të kthehem tani, është ndër e privilegj. Nuk kemi aleat më të mirë e me të besueshëm se ShBA-të. E frymën e bashkëpunimit do ta vazhdojmë me presidentin Trump duke iu falendëruar presindetit Biden për mundin. Nuk ka nevojë të frikësohemi, kemi të bëjmë me një administratë të re, me një kongresmen të kontrolluar nga republikanët, pra është indikator që në duhet të fokusohemi në punën me partnerët e rinjë”, tha ai. /Gazeta10

Më shumë detaje:

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.