Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Disa minatorë dalin nga miniera e Trepçës, të tjerët vazhdojnë të mbesin të ngujuar

Gazeta10
14 May 2026 - 9:08

Rreth 18 minatorë të Trepçës vazhdojnë të jenë të mbyllur në minierë. Kështu bëri të ditur kryetari i Sindikatës, Ibrahim Jonuzi.

Ai tha se prej 40 minatorëve, një pjesë prej tyre kanë arritur të dalin në këmbë.

“Mbi 40 minatorë kanë qenë të bllokuar, një pjesë prej tyre kanë arritur të dalin në këmbë, derisa sipas informacioneve diku rreth 18 vazhdojnë të jenë ende brenda, ata të cilët kanë qenë më të dobët me shëndet”, deklaroi Jonuzi.

Kryetari i Sindikatës shtoi se gjendja e përgjithshme e minatorëve është e mirë.

“Gjendja e përgjithshme e tyre është e mirë. Kemi komunikim me ta, por sa më tepër kohë që kalojnë brenda situata rëndohet. Kanë nevojë për furnizime, ushqim, ujë, sepse janë në rezerva të fundit”, shtoi ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.