Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Fluks i madh veror, vetëm për fundjavë rreth 42 mijë kosovarë hynë në Shqipëri

Gazeta10
23 August 2026 - 20:49

Ditët e fundit të gushtit kanë shtuar lëvizjet në pikat kufitare të vendit.

Pushuesit nga Kosova vijojnë t’i drejtohen bregdetit shqiptar, ndërsa nga Porti i Vlorës emigrantët kanë nisur kthimin drejt Italisë pas përfundimit të pushimeve.

Edhe ditët e fundit të gushtit vijojnë me fluks të lartë të lëvizjeve nga Kosova drejt Shqipërisë.

Pushues të shumtë kanë zgjedhur edhe këtë të diel për t’iu drejtuar bregdetit shqiptar, ndërsa numri i automjeteve në pikën kufitare të Morinës ka qenë i lartë që prej orëve të para të mëngjesit.

Vetëm këtë të diel, nga ora 05:00 deri në 09:30, në Shqipëri kanë hyrë 17.218 shtetas të Kosovës me 4.892 mjete.

Fluks i lartë u regjistrua edhe të shtunën, kur në vend hynë 24.408 qytetarë të Kosovës me 8.592 automjete.

Në total, për dy ditët e fundjavë në Shqipëri kanë hyrë 41.626 shtetas të Kosovës me 13.484 mjete nga pika e Morinës.

Dyndja e automjeteve vijon edhe përgjatë Rrugës së Kombit, ku nga Morina deri në Kalimash qarkullimi herë pas here ngadalësohet.

Për përballimin e fluksit, në Morinë janë vënë në funksion të gjitha sportelet, ndërsa edhe në Pikën e Pagesës po punohet me kapacitet të plotë për të shmangur krijimin e radhëve.

Lëvizjet pritet të vijojnë edhe gjatë orëve të ardhshme, teksa shumë qytetarë nga Kosova po shfrytëzojnë ditët e fundit të sezonit veror për pushime në bregdetin shqiptar.

Ndërkohë, në Vlorë ka nisur fluksi i kthimit të emigrantëve pas pushimeve.

Gjatë kësaj fundjave, nga Porti i Vlorës drejt Italisë janë larguar rreth 8 mijë pasagjerë dhe 2.300 automjete.

Rreth 8,000 pasagjerë dhe 2,300 automjete janë larguar gjatë kësaj fundjave nga Porti i Vlorës në drejtim të Italisë, përmes tre trageteve që kanë operuar në linjën Vlorë–Brindisi.

Fluksi i udhëtarëve përkon dhe me përfundimin e sezonit të pushimeve për shumë emigrantë të cilët ishin rikthyer në vendlindje.

Fluksi i lartë i udhëtarëve dhe automjeteve nuk ka krijuar radhe dhe pengesa në përpunimin e dokumentacionit, çfarë ka sjell dhe shmangien e vonesave nga ana e Policisë Kufitare per nisjen në orar të trageteve sipas programit.

Për përballimin e numrit të madh të udhëtarëve dhe automjeteve, në pistën e makinave janë në funksion nëntë sportele, duke mundësuar një përpunim sa më të shpejtë dhe shmangien e radhëve të gjata.

Nga dita e hënë pritet që situata në port të rikthehet në ritmin normal të punës, pas fluksit të shtuar të kësaj fundjave.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.