Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Joe dhe Shirley DioGuardi marrin nesër shtetësinë e Kosovës

Gazeta10
23 August 2026 - 18:58

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, do t’ua dorëzojë nesër dekretin e shtetësisë së Kosovës ish-kongresistit amerikan Joe DioGuardi dhe aktivistes Shirley Cloyes DioGuardi.

Ceremonia e veçantë do të mbahet në orën 11:00, ku Haxhiu do t’ua dorëzojë zyrtarisht dekretet e shtetësisë dy figurave të njohura për kontributin e tyre në çështjen shqiptare dhe në mbështetje të Kosovës.

Joe DioGuardi, ish-kongresist amerikan dhe ish-kreu i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, është konsideruar një nga miqtë e mëdhenj të Kosovës dhe një zë i fuqishëm në SHBA për lirinë dhe pavarësinë e saj.

Edhe Shirley Cloyes DioGuardi ka qenë për vite të tëra aktive në promovimin e çështjes së Kosovës dhe të drejtave të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara.

Me dhënien e shtetësisë, institucionet e Kosovës vlerësojnë kontributin e tyre të gjatë në mbështetje të lirisë, pavarësisë dhe forcimit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.