
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vdekjes së policit Altin Kryeziu, i cili para disa dite ishte goditur në veturë teksa ishte në detyrë zyrtare.
Gjini shprehu ngushëllime, dhe tha se dhimbja për Altinin na bashkon të gjithëve.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin se polici ynë nga Bubaveci i Malishevës, Altin Kryeziu, ka ndërruar jetë pasi nuk u mbijetoi plagëve nga aksidenti i ndodhur gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Ngushëllime të sinqerta familjes Kryeziu dhe gjithë kolegëve të tij në Policinë e Kosovës. Dhimbja për Altinin na bashkon të gjithëve. Kujtimi dhe respekti për shërbimin e tij do të jenë të përjetshëm”, ka shkruar ai në Facebook.