Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nesër i jepet lamtumira e fundit policit Altin Kryeziu

Gazeta10
23 August 2026 - 14:43

Të hënën e 24 gushtit do të varroset Altin Kryeziu, polici që vdiq disa ditë pasi u aksidentua në krye të detyrës.

Lajmin për ceremoninë e varrimit e bënë të ditur familjarët e të ndjerit, të cilët njoftuan se Altini do të varroset në varrezat e fshatit Bubavec nga ora 17:00.

“Në këtë ditë të rëndë, do t’i japim lamtumirën e fundit Altinit, djalit, policit dhe njeriut që la pas kujtime, dhimbje e respekt të pashlyeshëm. U prehsh në paqe, Altin. Lavdi jetës dhe veprës tënde!”, thuhet në njoftimin mortor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.