Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Këto janë çmimet maksimale të derivateve për sot dhe nesër

Gazeta10
23 August 2026 - 11:40

Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka publikuar edhe sot çmimet maksimale të derivateve për ditën e sotme dhe të nesërme.

Sipas njoftimit, çmimi i naftës për sot dhe nesër është 1.79 euro-cent për litër, çmimi i benzinës është 1.53 euro-cent për litër, ndërsa i gazit 0.62 cent për litër.

Çmimi për naftën ishte edhe dje 1.79 euro-centë.

Përkundër rënies graduale të cmimit të naftës disa ditë më parë, nga 1.91 euro – centë për litër sa ishte pas konfliktit të nisur më 28 shkurt në Lindjen e Mesme, këto çmime sërish u rritën në vendin tonë.

Lufta filloi me sulmet amerikane dhe izraelite në të gjithë Iranin më 28 shkurt, duke e shtyrë Iranin të sulmonte Izraelin dhe shtetet aleate të SHBA-së në Gjirin Persik – si dhe duke mbyllur në mënyrë efektive Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe transporti për naftën dhe gazin natyror të lëngshëm në botë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.