Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Momentet e kaluara së bashku do të mbeten gjithmonë në kujtesë”, ish-kolegu me fjalë prekëse për Altin Kryeziun: U prehsh në paqe

Gazeta10
23 August 2026 - 11:24

Vdekja e policit Altin Kryeziu, i cili kishte mbetur i lënduar rëndë pas një aksidenti në krye të detyrës, ka pikëlluar familjarë, miq dhe kolegë të tij.

Një nga ish-kolegët e Kryeziut ka reaguar pas lajmit për vdekjen e tij, duke kujtuar kohën që kishin kaluar së bashku në Akademinë e Policisë.

“Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kolegut tim Altin Kryeziu, me të cilin pata fatin të ndaj ditët e Akademisë së Policisë”, ka shkruar ai.

Ai tha se kujtimet dhe momentet e përbashkëta do të mbeten gjithmonë në kujtesën e tij.

“U prehsh në paqe, koleg. Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve dhe të gjithë atyre që e njohën”, përfundon reagimi.

Kryeziu kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore prej disa ditësh pas aksidentit të pësuar gjatë kryerjes së detyrës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.