Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zjarr në hyrje të Butovcit, intervenojnë zjarrfikësit

Gazeta10
23 August 2026 - 17:11

Një zjarr ka shpërthyer sot në një zonë fushore në Kolovicë, në hyrje të Butovcit.

Komandanti i zjarrfikësve në Prishtinë ka bërë të ditur se ekipet kanë intervenuar në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme.

“Kolovicë, në hyrje të Butovcit, zjarr fushor. Gjithçka është në kontroll, e kanë lokalizu që mos me mujt me u përhapë ma shumë”, ka deklaruar ai.

Aktualisht, situata është nën kontroll.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.