Parasezona e Barcelonës tashmë ka filluar, me lojtarët që kanë mbërritur në qendrën stërvitore Cuitat Esportiva Joan Gamper për të filluar punën nën urdhrat e Xavit.
14 lojtarë të ekipit të parë u paraqitën në seancën stërvitore, ndërsa pamjet tashmë janë publikuar në rrjetet sociale.
Eric Garcia, Raphinha, Inaki Pena, Ferran Torres, Nico Gonzalez, Inigo Martinez, Sergi Roberto, Pedri, Ronald Araujo, Alejandro Balde, Pablo Torre, Marcos Alonso, Clement Lenglet dhe Sergino Dest mund të shihen duke u stërtvitur.
Në stërvitje ishin edhe 9 lojtarë nga Barca Athletic dhe La Masia.
Marc Casado, Lamine Yamal, Pau Prim, Mikayil Faye, Pau Cubarsi, Marc Guiu, Estanis Pedrola, Unai Hernandez dhe Fermin Lopez.
Lojtarët fillimisht do t’i nënshtrohen një ekzaminimi të shpejtë mjekësor përpara se të punojnë në palestër dhe në fund të shkelin në bar.
Disa lojtarë që ishin të përfshirë me ekipet e tyre kombëtare këtë muaj do t’i bashkohen Barçës më vonë javën e ardhshme ndërsa skuadra fluturon për në Shtetet e Bashkuara.