Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Disa të shtëna armësh në Prishtinë – Të dyshuarit gjuajtën në afërsi të shtëpisë së Salih Sekiraqës

Gazeta10
04 March 2024 - 23:36

Disa të shtëna me armë janë dëgjuar para pak minutash në rrugën “Shaip Spahiu”, në Lagjen e Muhaxherëve, në Prishtinë.

Sinjali mëson ekskluzivisht se të dyshuarit kanë gjuajtur në afërsi të shtëpisë së Salih Sekiraqës.

Në pamjet që ka siguruar Sinjali shihen shumë policë në vend të ngjarjes.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazeta10 të cilët bënë të ditur se nuk raportohet për të lënduar.

“Sot rreth orës 21:40, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë  dy lokacione afër rrugës Bedri Shala në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave  të dyshuar”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.