
Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, gjatë fjalës së tij në kuadër të diskutimeve rreth dëshmitarëve dhe rreth obligimit të Prokurorisë karshi mbrojtjes për këtë temë, ka thënë se ka frikë që ata nuk kanë njohuri profesionale, raporton Gazeta10.
Emmerson duke mbrojtur pozicionin e tij ka thënë se besueshmëri e një individi duke aluduar tek dëshmitari tregohet përmes bashkëpunimit mes Prokurorisë dhe mbrojtjes dhe se për këtë ka edhe një rregull që e detyron Prokurorinë të veprojë në këtë mënyrë.
“Besueshmëria e një individi i nxjerret i tregohet nga ana e Prokurorisë mbojtjes dhe në këtë procedurë e kemi rregullën 103 e cila është e detyrueshme për Prokurorinë”, ka thënë ai.
Tutje, ai ka thënë se nëse kjo nuk kuptohet atëherë dikush në Prokurori nuk ka njohje profesionale
“Nuk e di se çfarë ka ndodhur por nëse prokuroria nuk e kupton që detyrim që të nxjerrin edhe bazat për mbrojtjen atëherë kam frikë se ata nuk kanë njohuri për për të punuar për Prokurorinë”, ka thënë ndër të tjera Emmerson.
Seanca mbi ecurinë e çështjes ka filluar në orën 2:15.
Kujtojmë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi gjenden në paraburgim në Hagë dhe mbi ta rëndon akuza për krime lufte. / Gazeta10