Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Distria Krasniqi bëhet pjesë e promovimt të Lojërave Olimpike “Parisi 2024”

Gazeta10
09 February 2023 - 14:53

Xhudistja e mirënjohur kosovare, Distria Krasniqi është bërë pjesë e promovimit të Lojërave Olimpike “Parisi 2024”.

Trajneri i Kosovës, Driton Kuka ka shpërndarë foton e Distrias duke lajmëruar për një gjë të tillë.

“Për një ditë të mbarë. Drejt Parisit 2024”. “Foto nga European Judo Union, për promovimin e xhudos në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024′”.

“Kampionja jonë Olimpike ishte pjesë e prezantimit kurse mungoj Nora meqenëse nuk ishte në Grand Slamin e Parisit kësaj radhe”, ka shkruar Kuka.

28-vjeçarja së Lojërat e fundit Olimpike që u mbajtën në Tokio, arriti të fitorj medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë, kurse ne Paris ajo pritet të garojë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Krahas Distrisë, medaljë të artë në Tokio fitoi edhe xhudistja tjetër, Nora Gjakova.

Distria Krasniqi ditë më parë arriti të fitoi medaljen e artë edhe në Grand Slamin e Parisit, që është gara më prestigjoze e xhudos.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.