Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

DITA 26 – Nuk ka mësim ende në shkollat e Kosovës

Gazeta10
26 Shtator 2022 - 7:44

Greva në arsim ka hyrë në javën e katërt. Sindikata dhe qeveria nuk kanë arritur një ujdi për ta tejkaluar këtë krizë.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj vazhdon të deklarojë që deri në plotësimin e kërkesës për 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit të pagave, greva nuk do të ndërpritet.

Teksa Qeveria u ka ofruar atyre 50 euro shtesë, por sindikata nuk i ka konsideruar të mjaftueshme

Ndërkohë është rritur presioni e kërksat e prindërve, e shoqërisë civile dhe shumë ekspertëve që alarmojnë për një humbje të madhe të fëmijëve duke mos e nisur shkollën. 

Të dielën, Kurti e akuzoi PAN-in se qëndron pas sindikalistëve dhe kjo nuk është një protest e tyre.

Në lidhje me këtë deklaratë të Kurtit, ka reaguar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, përcjell Klankosova.tv.

“Tash, e paska quajtur SBASHK-un sindikatë të PAN-it. Cilit PAN?! Nuk ka PAN. Ka grevë! SBASHK-u nuk po tregohet partner fleksibil, por gatishmëria që fëmijët të vuajnë, vetëm e vetëm që Albin Kurti të quhet i “pathyeshëm” nga militantët e tij, është mentalitet diktatorial”, ka thënë Krasniqi.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe SBAShK-u, duke thënë se një deklaratë e tillë nuk ka asnjë argument të bazuar./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.