Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dita e 12-të e protestave në Tiranë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Gazeta10
11 June 2026 - 22:45

Për të 12-ën ditë me radhë, duke filluar prej orës 18:00, qytetarët u mblodhën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë për të protestuar kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Ashtu si në ditët e mëparshme, grumbullimi i protestuesve u bë në sheshin “Skënderbej”, nga ku më pas ata marshuan drejt godinës së qeverisë, raporton Euronews.al.

 

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë së tij, ndërsa në tubime marrin fjalën qytetarë të ndryshëm dhe aktivistë.

Pas qëndrimit në shesh, protestuesit vijojnë marshimin në formë kolone në disa akse të Tiranës, në kuadër të asaj që organizatorët e kanë quajtur “Revolucioni i Flamingove”.

 

Prej 12 ditësh, protesta është zhvilluar në mënyrë paqësore dhe nuk janë raportuar incidente, ndërsa sot u vu re një numër më i vogël pjesëmarrësish se në ditët e mëparshme.

Një ditë më parë, tubimit iu bashkuan edhe mbështetës dhe ish-deputetë të Partisë Demokratike.

Advertisement
Advertisement

Organizatorët kanë deklaruar se do të vijojnë protestat çdo ditë nga ora 18:00, deri në plotësimin e kërkesave të tyre, mes të cilave përfshihet edhe anulimi i ligjeve që, sipas tyre, lidhen me mjedisin, natyrën dhe zonat e mbrojtura.

Protesta përmbyllet çdo ditë me marshim në rrugët e Tiranës, ku kolona e protestuesve shtrihet deri në rreth dy kilometra.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.