
Me gjithë barrikadat e vendosura në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinje dhe Bërnjak situata vazhdon të jetë e qetë edhe sonte, në ditën e dhjetë të barrikadimit.
Ka raportuar kështu direkt nga veriu Gentiana Gashi, gazetare e Kanal10 .
Ajo ka treguar se përgjatë rrugëve të veriut si dhe në dy pikat kufitare Kosovë-Serbi, vërehet edhe prezenca e zakonshme e trupave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta10.
“Në veri të Mitrovicës, situate është e qetë. Derisa po vërehet prezenca e trupave të KFOR-it si dhe Policisë së Kosovës janë të pozicionuar në Lagjen e Boshnjakëve si dhe tre rrokaqiejt. Edhe në fshatin Rudar vazhdon të jetë e qetë. Ndërsa, dy pikat kufitare për Jarinje dhe Bërnjak po vazhdojnë të jenë të barrikaduara”, tha gazetarja Gashi. /Gazeta10