Gazeta10

Dita e Rinisë, BE ka investuar mbi 85 milionë euro në Kosovë

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Ambasadori Tomáš Szunyog, me një postim në rrjetin social Twitter duke uruar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, ka shkruar se që nga viti 2007 deri në vitin 2022, Bashkimi Europian ka mbështetur dhe ndihmuar arsimimin në Kosovë me mbi 85 milionë euro të investuara, raporton Gazeta 10.

“Në Ditë Ndërkombëtare të Rinisë, dua të theksoj se arsimi është çelësi i zhvillimit!
Kjo është arsyeja pse BE vazhdon të investojë në edukimin e të rinjve në Kosovë
Nga viti 2007 deri në 2022, #BE ka investuar më shumë se 85 milionë euro në përmirësimin e cilësisë së arsimit fillor, të mesëm dhe të lartë në Kosovë.”, ka thënë ai.

Ambasadori gjithashtu ka theksuar se vetëm programi i ErasmusPlus që nga viti 2014 deri në 2021, ka investuar mbi 12.5 milionë euro.

“Përveç kësaj, nga viti 2014 deri në vitin 2021, programi @EUErasmusPlus ka investuar më shumë se 12.5 milionë euro në arsimimin e të rinjve dhe stafit akademik nga #Kosova, ku 3880 prej tyre janë shpërngulur në Evropë, ndërsa 2074 kanë ardhur për të studiuar dhe punuar në Kosovë.”, ka shkruar Szunyog në llogarinë e tij në Twitter. / Gazeta 10

NË FOKUS

plagosje
Këta janë dy personat e plagosur sonte në Prishtinë
1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
foto
Dalin pamjet e vjedhjes së makinës së kosovarit në Tale të Lezhës në vitin 2020 (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë