Gazeta10

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve

Dita Botërore e Fëmijëve u themelua për herë të parë në vitin 1954 si Dita Universale e Fëmijëve dhe festohet më 20 nëntor të çdo viti, për të promovuar bashkimin ndërkombëtar, ndërgjegjësimin e fëmijëve në mbarë botën dhe përmirësimin e mirëqenies së fëmijëve, transmeton Gazeta10.

20 nëntori është një datë e rëndësishme pasi është dita kur në vitin 1959 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Deklaratën e të Drejtave të Fëmijëve. Është gjithashtu dita kur në vitin 1989 kjo asamble e miratoi Konventën për të Drejtat e Fëmijëve.

Që nga viti 1990, Dita Botërore e Fëmijëve shënon edhe përvjetorin e ditës kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi si Deklaratën ashtu edhe Konventën për të Drejtat e Fëmijëve.

“Nënat dhe baballarët, mësuesit, infermieret dhe mjekët, udhëheqësit e qeverisë dhe aktivistët e shoqërisë civile, klerikët fetarë, profesionistë të medias, si dhe të rinjtë dhe vetë fëmijët, mund të luajnë një rol të rëndësishëm në bërjen e Ditës Botërore të Fëmijëve relevante për shoqëritë, komunitetet dhe kombet”, thuhet në një njoftim të OKB-së.

Dita Botërore e Fëmijëve i ofron secilit një pikë frymëzuese për të mbrojtur, promovuar dhe festuar të drejtat e fëmijëve, duke u përkthyer në dialogë dhe veprime që do të ndërtojnë një botë më të mirë për fëmijët.

Në Kosovë, me rastin e kësaj dite do të mbahet takimi i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve, me fillim nga ora 10, në ndërtesën e Qeverisë./Gazeta10.

NË FOKUS

pamjee
Pamje të rënda: Momenti kur të riun që u rrëmbye në Prishtinë, e hedhin nga vetura para Policisë
aks
Policia shpall në kërkim personat në foto, kjo është arsyeja
Vershime
Kjo zonë në Kosovë parashikohet të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje pasditen e së martës
yllka
Ditë zie në familjen e Yllka Kuqit
poli
Pamje shqetësuese: Momenti kur i dyshuari plagosi me armë zjarri tre personat në Pejë
policii
Policja i dha fund jetës me armën e shërbimit – Arrestohet i dashuri, del mesazhi i fundit që i dërgoi 21-vjeçarja
ARTA-NITAJ
Arta Nitaj shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
Lopa-1
Pamje kur ariu sulmon bagëtinë në një fermë të Vitisë