
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, bashkë me bashkëshorten e tij dhe anëtarët tjerë të LDK-së, është ndalur fillimisht tek njëra nga ëmbëltoret e vjetra në Prishtinë për të vazhduar pastaj tek Kuvendi i LDK-së, i cili pritet të nis pas pak.
Aty pritet të rikonfirmohet kandidatura e Abdixhikut edhe për një mandat në krye të kësaj partie.
Kujtojmë se në vitin 1978 në Prishtinë brenda hapësirave të Pallatit të Rinisë u hap ëmbëltorja “Elida”, një nga lokalet më të frekuentuara të viteve 90-ta, shkruan Reporteri.
Kjo ëmbëltore e cila është futur në listën e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme, ishte edhe vendi i preferuar i ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Në një fotografi të rrallë të Rugovës ruajtur në arkiva, ai shihet i rrethuar nga miqtë duke biseduar e pirë kafe në ëmbëltoren “Elida”. Një imazh ky bardhë e zi, por që flet shumë për lëvizjet e atëhershme.

