Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Djali i Thaçit falenderon Begajn e Ramën: Shqipëria asnjëherë nuk i harron themeluesit e shtetit të Kosovës

Gazeta10
29 November 2023 - 11:30

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka falënderuar Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, për ftesën që i ka bërë në pritjen shtetërore për Ditën e Flamurit.

Ai ka falenderuar edhe kryeministrin Edi Rama, për “fjalët e ngrohta”, derisa ka thënë se shteti i Shqipërisë “asnjëherë nuk i harron themeluesit e shtetit të Kosovës, duke treguar dinjitet dhe respekt të pashoq babit dhe të gjithë UÇK-së.”, raporton Express.

 “E falendëroj Presidentin e Republikës së Shqipërisë per ftesën në pritjen shtetërore për Ditën e Flamurit. Shumë faleminderit edhe Kryeministrit Rama për fjalët e ngrohta. Shteti i Shqipërisë asnjëherë nuk i harron themeluesit e shtetit të Kosovës, duke treguar dinjitet dhe respekt të pashoq babit dhe të gjithë UÇK-së. Zoti e bekoftë Shqipërine dhe Kosovën. Ky vit të jetë i fundit i festave pa çlirimtarët. 🇦🇱🇽🇰🇦🇱”, ka shkruar Endriti në Instagram, derisa ka publikuar edhe disa fotografi nga pritja.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.