Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Djali i zëdhënësit të Kremlinit refuzon t’i bashkohet ushtrisë

Gazeta10
23 September 2022 - 23:24

Djali i zëdhënësit, Dmitry Peskov, ra në grackën e një kurthi telefonik nga aktivistë të opozitës, të cilët i thanë Nikolai Peskovit se emri i tij ishte në listën e rezervistëve që duhet të kapin armët për të luftuar në Ukrainë.

Përgjigjja e djalit të zëdhënësit ishte kjo: “E dini kush jam unë? Jam zoti Peskov dhe duhet ta kuptoni se sa e gabuar do të ishte për mua të shkoja atje”.

Babai i tij, Dmitry, reagoi duke thënë se ishte në dijeni të këtij rrengu telefonik dhe se pret publikimin e plotë të bisedës përpara se të bëjë një koment.

Ai adresoi edhe eksodin e të rinjve, të cilët dëshpërimisht po tentojnë të lënë Rusinë, për të shmangur rekrutimin e ushtrisë.

Zëdhënësi i Kremlinit pranoi se mes popullsisë pati një reagim histerik lidhur me deklaratën për mobilizim e rezervistëve për luftë. Sipas Peskov, reagimi ishte emotiv dhe i kuptueshëm për shkak të mungesës së informacionit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.