Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Dje shkatërruan gjithçka, sot nuk shihen para komunës në Zveçan, çfarë skenari po përgatitet

Gazeta10
30 May 2023 - 10:35

Gjatë ditës së djeshme në veri të Mitrovicës, portetuesit serb në orët e pasditës kane eskaluar situatën në Zveçan, pasi KFOR-i u bëri thirrje protestuesve që të largohen nga hapësirat afër komunës.

Para eskalimit të situatës, KFOR-i ndërhyri për shpërndarjen e protestuesve në Zveçan. Paraprakisht i paralajmëroi protestuesit që të shpërndahen, por ata nuk u bindën.

Nga kjo situatë të lënduar kanë mbetur rreth 25 ushtarë, si dhe gjithashtu janë publikuar pamje gjatë përleshjeve.

Gjatë këtyre përleshjeve është bërë e ditur se edhe tre ushtarë hungarezë janë plagosur me armë zjarri nga protestuesit serbë.

Për dallim nga dje sot situata në Zveçan duket shumë e qetë, ku protestuesin nuk janë në masën që ishin dje.

E aryset e kësaj mungese të protestuesve serb mund të jenë raportimet serbe ku ekziston një marrveshje ndaj KFOR-it dhe Listës Serbe ku pritet që sot në ora 15:00 të largohen edhe trupat ushtarak.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.