Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

“Do ta dërgojmë në instancat më të larta” – Rexhepi beson në të drejtën e Llapit

Gazeta10
17 Mars 2024 - 22:53

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë javë, duke pasqyruar problemet që po rrezikojnë futbollin e Kosovës.

Në studio, analistit të përhershëm, Bekim Isufit i janë bashkuar edhe Edmond Rugova, Kujtim Zebica, Armend Thaqi, Betim Zeqiri e Kushtrim Krasniqi.

Në diskutim për një ankesë të Llapit, adresuar në FFK pas ndeshjes me Malishevën, foli edhe sekretari i Llapit, Muhamet Rexhepi.

Rexhepi thotë se beson në të drejtën e klubit që ai bën pjesë, dhe se nuk do të ndalen më këtë ankesë.

“Fillimisht, kemi vendosur që ankesën ta shqyrtojmë brenda FFK-së, mirëpo nuk do të ndalemi këtu, pasi nëse nuk na japin të drejtën që ne besojmë se na takon, atëherë do të dërgojmë rastin në instancat më të larta të futbollit.” – tha ai.

Llapi për momentin është në pozitën e dytë në tabelë me 51 pikë të tubuara në 26 ndeshje, teksa në ndeshjen e fundit barazoi pa gola me Ballkanin në Suharekë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.