Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Do ta kisha shumë të vështirë ta qeverisja Kosovën sot”, thotë ish-presidentja e Zvicrës

Gazeta10
13 December 2023 - 9:42

Micheline Calmy-Rey, ish-presidente e Zvicrës tha se po të ishte kryeministre e Kosovës sot, do ta kishte shumë të vështirë të qeveriste.

Për Kosovën, ajo tha në një intervistë për swissinfo.ch se tensioni me Serbinë mbetet “pengesa kryesore” drejt njohjeve të reja.

“Po të isha kryeministre e Kosovës sot, do ta kisha shumë të vështirë ta qeverisja këtë vend”, tha Calmy-Rey.

“Në veri të Kosovës, ku popullsia është kryesisht serbe, ekziston një sistem social paralel. Tekstet shkollore ofrohen nga Serbia. Disa komuna refuzojnë të pranojnë autoritetin e Prishtinës. Është një vend i vështirë për t’u qeverisur. Bashkimi Europian ndërmjetëson mes Serbisë dhe Kosovës, por udhëheqësit e tij – përfaqësuesi special i BE-së Miroslav Lajčák dhe shefi i politikës së jashtme Josep Borrell, për shembull – vijnë nga vende që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”, theksoi ish-presidentja helvetike.

Para një viti, ish-presidentja zvicerane, Micheline Calmy-Rey u nderua në Kosovë. Presidentja Vjosa Osmani ia kishte dorëzuar asaj medaljen e “Urdhri i Pavarësisë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.