Politiko

“Do të fitojmë mbi 500k”, Haxhiu: Një qeveri e pakorruptuar ka mbështetje të madhe!

Gazeta10
11 Janar 2025 - 20:55

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është shprehur e bindur se Lëvizja Vetëvendosje do t’i fitojë mbi 500 mijë vota në zgjedhjet e shkurtit.

“E nisëm fushatën në Gjakovë për të marshuar drejt dhe krejt vendit, cep me cep me synimin që t’i mbërrijmë mbi 500 vota nga qytetarët e Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka sqaruar se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të ketë mbështetjen e qytetarëve.

“Kudo që po shkojmë ka mbështetje të madhe. Nga mbështetja e madhe që kemi në terren, për shkak të qeverisjes së mirë që ka pasur në qeverinë Kurti, për shkak të shumë reformave, për shkak që kemi arritur të dëshmojnë që Kosova mundet me pas Qeveri të pakorruptuar”, ka thënë Haxhiu në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Tutje, Haxhiu ka thënë se VV nuk matet me subjektet e tjera politike, ngaqë siç theksoi ajo, disa bëjnë përpjekje të kalojnë pragun e disa të arrijnë pak më shumë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.