
Komentatori politik, Fidan Rama ka komentuar kritikat e emisarit të SHBA-së, Richard Grenellit ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurtit se në kohën e qeverisjes së tij marrëdhëniet Kosovë-SHBA kanë qenë në pikën më të ulët.
Rama ka deklaruar se po aq sa Grenell edhe vetë Kurti ka insistuar për shkarkimin e tij.
“Një e vërtetë është që Grenell ka insistu për shkarkimin e Kurtit, por më shumë se Grenell ka insistu vetë Kurti për shkarkimin e tij. Vetë Kurti ka punu sepse nuk ka qenë i gatshëm që të jetë pjesë e një tryeze në të cilën është i ulur dhe Vuçiq dhe të nënshkruajë një marrëveshje”, ka thënë Rama.
Sipas Ramës, Kurti ka hyrë me dy karta në fushatë, njërën anë që t’i fitojë zgjedhjet dhe në anën tjetër që të mbetet në opozitë. /Gazeta10/